Categories: LajmeRajoni

Greenfield: Dënojmë sulmet ndaj Kosovës. Prishtina e Beogradi të ulin urgjentisht tensionet

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Linda Thomas-Greenfield i ka kërkuar Kosovës e Serbisë që të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara apo përshkallëzuese. “Dhe ne i nxisim ata të kthehen në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të cilin Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm”, tha ajo në fjalën e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ambasadorja shprehu shqetësimin për planin e Kosovës për zbatimin e rregullores së BQK-së për dinarin.

“Megjithatë, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësime me planin e Kosovës për zbatimin e rregulloreve të ndryshuara të Bankës Qendrore të Kosovës për transaksionet me para të gatshme. Vendimi është marrë pa përgatitje adekuate apo konsultim me popullatën lokale.

Kështu, ne bëjmë thirrje edhe një herë që zbatimi i këtij plani të shtyhet menjëherë derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane të qeverisjes së mirë dhe popullata e prekur të jetë edukuar mjaftueshëm për procesin që do të ndjekë ky tranzicion”, tha ambasadorja.

Linda Thomas-Greenfield ka përsëritur dënimin për sulmet në Manastirin e Banjskës më 24 shtator.

“Shtetet e Bashkuara përsërisin dënimin tonë për sulmet e koordinuara, të dhunshme paraushtarake serbe ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës më 24 shtator, të cilat rezultuan në vdekjen tragjike të një rreshteri të policisë së Kosovës.

Ne përsëri i bëjmë thirrje Serbisë që të ndjekë përgjegjësinë e plotë për autorët dhe organizatorët e sulmit të 24 shtatorit. Serbia gjithashtu duhet të punojë me KFOR-in për të siguruar që një sulm tjetër si ky të mos ndodhë më”, theksoi ajo.

Kjo e fundit përsëriti edhe një herë se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është mekanizmi më i mirë për të pajtuar çështjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për t’i dhënë fund ciklit të krizave.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Tym i zi nga Kapela Sistine, kardinalët nuk arrijnë të zgjedhin Papën e ri në ditën e parë të konklavës

Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…

1 day ago

Ruiz dhe Hakimi shtangin Arsenalin, PSG në finale me Interin

Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…

1 day ago

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

2 days ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

2 days ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

2 days ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

2 days ago