b8ceaa91ff75428e89d09cce93d44c37
Më shumë se 200 mijë kafshë, ose gati çereku i gjithë kafshëve të Greqisë, kanë ngordhur si pasojë e përmbytjeve nga stuhia “Daniel” që përshkoi vendin këtë muaj.
Bilanci është bërë i njohur nga Organizata Greke e Sigurimeve Bujqësore (ELGA) në Thesali, sipas ministrit të Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Lefteris Avgenakis.
Duke folur nga Qendra e Koordinimit të Krizave në Larisë, Avgenakisi tha se deri tani raportohet për 61.786 dele dhe dhi të ngordhura, 19.355 derra, 5.306 bagëti dhe 123.810 zogj.
Sipas ministrit, ka ende vështirësi në mbledhjen dhe menaxhimin e kafshëve të ngordhura dhe se “trajtimi i çështjeve që lidhen me shëndetin publik është përgjegjësi e të gjithëve ne”.
Stuhia “Daniel” ka rezultuar tragjike edhe për banorët duke vrarë 15 persona, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të pastrehë dhe po banojnë në hotele, shkolla apo tek të afërmit.
Stafi qeveritar për çështjet financiare ka llogaritur shpërndarjen e 1 milard eurove për rajonin e Thesalisë në vitin 2023, nga të cilat 600 milionë euro nga buxheti dhe 400 milionë euro nga burimet europiane.
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…
Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
This website uses cookies.