Greqi- Arrestohet rastësisht Viktor Dajçi, kërkohej prej 10 vitesh në Shqipëri për ‘vrasje me paramendim e mbetur në tentativë’

Mediat greke bëjnë të ditur se oficerët e Drejtorisë së Operacioneve të Policisë Heraklion, kanë arrestuar një person që drejtonte një makinë pasagjerësh, në zonën e Bashkisë Malevizi. Personi e drejtonte makinën pa patentën që duhej për të drejtuar makinën.
Ndaj tij është ngritur akuza për falsifikim, pasi i ka treguar policisë një letërnjoftim fals, por akuzohet edhe për shkelje të Ligjit për të huajt. Ndaj personit në fjalë është marrë masa me gjobë administrative për shkelje të Kodit të Procedurës Penale.
Sipas policisë, nga hetimet paraprake të kryera nga Komisariati i Policisë Malevizi, rezultoi se ndaj të huajit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, ngjarje kjo e ndodhur në Shqipëri në vitin 2014.
Gjatë intervistës autori ka pranuar se karta që i kishte paraqitur policisë greke ishte false. Më pas ka deklaruar edhe të dhënat e tij të vërteta. Personi ishte Viktor Pashk Daçi, 45 vjec nga fshati Baz i Matit.
Nga verifikimi në sistemin e Interpol Daçi ka rezultuar person i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarku Dibër në Shqipëri me akuzën për “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”, për një ngjarje të ndodhur në 25.11.2014. hrakleio