Categories: AktualitetLajmeRajoni

Greqi- Arrestohet rastësisht Viktor Dajçi, kërkohej prej 10 vitesh në Shqipëri për ‘vrasje me paramendim e mbetur në tentativë’

Mediat greke bëjnë të ditur se oficerët e Drejtorisë së Operacioneve të Policisë Heraklion, kanë arrestuar një person që drejtonte një makinë pasagjerësh, në zonën e Bashkisë Malevizi. Personi e drejtonte makinën pa patentën që duhej për të drejtuar makinën.

Ndaj tij është ngritur akuza për falsifikim, pasi i ka treguar policisë një letërnjoftim fals, por akuzohet edhe për shkelje të Ligjit për të huajt. Ndaj personit në fjalë është marrë masa me gjobë administrative për shkelje të Kodit të Procedurës Penale.

Sipas policisë, nga hetimet paraprake të kryera nga Komisariati i Policisë Malevizi, rezultoi se ndaj të huajit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, ngjarje kjo e ndodhur në Shqipëri në vitin 2014.

Gjatë intervistës autori ka pranuar se karta që i kishte paraqitur policisë greke ishte false. Më pas ka deklaruar edhe të dhënat e tij të vërteta. Personi ishte Viktor Pashk Daçi, 45 vjec nga fshati Baz i Matit.

Nga verifikimi në sistemin e Interpol Daçi ka rezultuar person i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarku Dibër në Shqipëri me akuzën për “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”, për një ngjarje të ndodhur në 25.11.2014. hrakleio

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

6 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

6 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

6 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

6 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

6 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

6 hours ago

This website uses cookies.