Greqi, përfundon projekti “Ishujt”, u ofruan 900 shërbime konsullore për emigrantët shqiptarë
Në Greqi përfundoi edhe për këtë vit projekti “Ishujt”. Përmes tij u është ardhur në ndihmë me shërbime konsullore emigrantëve shqiptare që jetojnë e punojnë në ishujt grekë të Egjeut, Kretës e Rodosit.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani bëri të ditur se gjatë muajve mars – prill, emigrantëve shqiptarë ju ofruan 900 shërbime konsullore duke reduktuar kostot dhe distancat e largëta.
Zoti Hasani tha se “ky është i katërti vit radhazi i zbatimit të projektit “Ishujt”, për ofrimin e shërbimeve për pajisje me dokumente biometrikë për bashkatdhetarët tanë”.
Ai tha se “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për të lehtësuar dhe përshpejtuar procedurat konsullore, për t’u ardhur në ndihmë dhe sa më pranë të gjithë qytetarëve shqiptarë kudo që ndodhen”.