Greqi- Plagoset me armë 34-vjeçari shqiptar, policia në kërkim të autorit

Një 34-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte (2 shkurt) në një parking në rrugën Sidirokastro, në zonën e Botanikos.
34-vjeçari është dërguar nga policia në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. 334-vjeçari shqiptar është plagosur me armë zjarri në bark, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Policia ka gjetur në vendngjarje dy gëzhoja arme.
Sipas mediave greke, raportohet se 34-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije, nuk është emër i panjohur për policinë, pasi është akuzuar më herët për “vjedhje dhe drogë”.
Sakaq, vijojnë hetimet nga autoritetet për identifikimin dhe kapjen e autorit.