Greqi- Protesta për 16-vjetorin e vrasjes së një adoleshentit nga policia, Athina në gatishmëri të lartë

c2a480fe820044d6b76bee7699961c27

Qendra e Athinës është nën një siguri të shtuar këtë të premte (6 dhjetor), ndërsa marshimet dhe tubimet studentore do të shënojnë 16 vjetorin e vrasjes nga policia të 15-vjeçarit Aleksandros Grigoropulos. Vdekja e tij në vitin 2008 shkaktoi disa nga trazirat më intensive që Greqia kishte parë në dekada.

Një forcë e fuqishme policore prej 5 mijë policësh është vendosur anembanë qytetit për të penguar trazirat e mundshme.

Vendosja përfshin policinë kundër trazirave (MAT), njësitë e motoçikletave (DRASI dhe DIAS), policinë e trafikut dhe oficerët e sigurimit të shtetit. Exarchia, një lagje e njohur për përleshjet e shpeshta gjatë protestave, do të jetë nën mbikëqyrjen e patrullave të intensifikuara para, gjatë dhe pas marshimit.

Pajisjet e specializuara, duke përfshirë autobotet me ujë, do të mobilizohen, ndërsa dronët dhe helikopterët do të monitorojnë në kohë reale situatën për t’u përgjigjur shpejt ndaj çdo incidenti.

Masat e jashtëzakonshme të trafikut janë në fuqi në qendër të Athinës për shkak të demonstratave.

Natën e 6 dhjetorit 2008, disa orë pasi Grigoropulos u qëllua, mijëra njerëz u ngritën në rrugët e Athinës, duke i vënë flakën makinave, duke thyer vitrinat e dyqaneve dhe plaçkitur. Trazirat zgjatën për javë të tëra.

Oficeri i policisë përgjegjës për të shtënat u dënua me burgim të përjetshëm dy vjet më vonë, por më pas u lirua pas një vendimi të gjykatës së apelit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.