Greqi- Vritet me thikë 40-vjeçarja shqiptare, policia në kërkim të autorit

Një 40-vjeçare shqiptare është gjetur pa shenja jete në Greqi. Sipas mediave greke, bëhet me dije se 40-vjeçarja shqiptare është qëlluar me thikë në bark dhe si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Dyshohet paraprakisht se shqiptarja është qëlluar nga partneri i saj, ndërsa raportohet nga mediat greke se ka një dëshmitar kyç, i cili pretendon se e ka parë 40-vjeçaren kur u godit me thikë në mes të rrugës. Policët pritet të marrin deklaratë nga dëshmitari për të vërtetuar nëse e ka parë autorin.

Sipas informacioneve, rezulton se 40-vjeçarja shqiptare e identifikuar nga mediat greke si Enkelejda Danaj kishte bërë 3 denoncime ndaj bashkëshortit të saj.

Veçanërisht, denoncimi i parë është bërë më 3 prill 2013, ku 40-vjeçarja ka denoncuar ish-partnerin për shkelje të legjislacionit për dhunën në familje. Më pas burri u arrestua dhe u dërgua në prokurori.

Ankesa e dytë është bërë më 18 shtator 2022 ku viktima ka denoncuar burrin e saj për kërcënime , lëndim fizik dhe abuzim verbal. Burri u arrestua sërish dhe u dërgua në prokurori. Në këtë pikë duhet theksuar se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit bashkëshortit i ndalohej të jetonte me viktimën, por ajo vetë e kishte lejuar që në vitin 2018.

Ankesa e fundit është bërë më 7 maj 2024, sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe abuzim verbal). Burri u arrestua dhe u dërgua në prokurori.

40-vjeçarja u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Në të njëjtën kohë, ajo u informua për mundësinë e transferimit në një strukturë të cilën ajo e refuzoi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.