Greqia bëhet vendi i parë i krishterë ortodoks që legalizon martesat e të njëjtit seks. Ligjvënësit në parlamentin me 300 vende votuan për projektligjin e hartuar nga qeveria e qendrës së djathtë pavarësisht kundërshtimeve të zyrtarëve të kishës
Në një shfaqje të rrallë të konsensusit parlamentar, 176 deputetë nga i gjithë spektri politik votuan në favor të projektligjit të enjten (15 shkurt). 76 deputetë të tjerë kundërshtuan reformën, dy abstenuan nga votimi dhe 46 nuk ishin të pranishëm.
“Ne kemi pritur me vite për këtë,” tha aktivistja e njohur homoseksuale Stella Belia për legjislacionin që jo vetëm do të lejojë çiftet e të njëjtit seks të shkëmbejnë betimet në ceremoni civile, por edhe të birësojnë fëmijë.
Votimi pasoi dy ditë debati të ndezur, me reformën e përshkruar nga mbështetësit si “të guximshme” dhe “të vonuar” dhe të cilësuar si “antisociale” dhe “jo të krishterë” nga kundërshtarët, përfshirë kishën e fuqishme ortodokse.
Pavarësisht se u përball me një reagim të fortë nga brenda partisë së tij të qendrës së djathtë Demokracia e Re, kryeministri Kiriakos (Kyriakos) Mitsotakis ka mbrojtur projektligjin, duke thënë se ai do t’i japë fund pabarazisë serioze për demokracinë.
Në pritje të 90’ të fundit të takimeve të vlefshme për fazën e parë të…
Këshilli Drejtues i RTSH vendosi të shtyjë seancën për paraqitjen e platformave të kandidatëve për…
Krahas zgjerimit të shërbimeve ambulatore, Poliliklinika e rikonstruktuar tashmë ndihmon edhe vetë Spitalin Rajonal, pasi…
Suksesi i kapitenit të Vllaznisë Bekim Balaj me fitimin e tre trofeve të ceremonisë Gala…
Kjo e enjte ka rikthyer reshjet e dëborës në lartësitë mbi 800 meter në nivelin…
Të rinjtë e Klubi Studentor “Fryma e Natyrës” veprimtarinë e parë ia kushtuan ligatinave, në…
This website uses cookies.