Categories: LajmeRajoni

Greqia dërgon anijen e shpejtë luftarake në Detin e Kuq me mision kundër huthive

Greqia miratoi të hënën (26 shkurt) pjesëmarrjen në operacionin e Bashkimit Europian për sigurinë detare në Detin e Kuq, për të mbrojtur anijet tregtare nga sulmet prej militantëve huthi në Jemen.

Një komitet sigurie i udhëhequr nga kryeministri Kiriakos Micotakis (o. Kyriakos Mitsotakis) urdhëroi dërgimin e fregatës greke në operacionin Aspides (“mburojë”), që u krijua javën e kaluar.

Misioni do të drejtohet nga një bazë ushtarake në Larisë, në Greqinë Qendrore.

Greqia është prekur drejtpërdrejt nga sulmet e huthive. Porti i Pireut, afër Athinës, raportoi një rënie vjetore të aktivitetit prej 12.7% në terminalin e kontejnerëve në muajin janar.

Të gjithë e kuptojmë se pjesëmarrja në këtë operacion është me rrezik, me rreziqe të konsiderueshme,” tha ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias, gjatë vizitës në bazën detare.

Greqia, si një fuqi detare me një rol kryesor në transportin global, i kushton shumë rëndësi nevojës për të mbrojtur lirinë e lundrimit, si dhe jetën e detarëve grekë,” tha z. Dendias.

Gjermania, Italia dhe Franca gjithashtu do të sigurojnë anije luftarake për misionin, duke iu bashkuar Hydra-s, ndërsa Italia do të marrë komandën taktike, sipas zyrtarëve grekë.

Zyrtarët në Athinë e kanë përshkruar Aspides si një mision mbrojtës, duke shtuar se Greqia nuk do të merrte pjesë në sulme të udhëhequra nga SHBA-ja kundër objektivave ushtarakë huthi në Jemen.

Huthit kanë mbështetjen iraniane dhe thonë se sulmet e tyre me dronë dhe raketa ndaj anijeve tregtare janë një përgjigje ndaj ofensivës së Izraelit në Gazë kundër Hamasit. /VOA

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

1 minute ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

5 minutes ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

26 minutes ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

33 minutes ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

37 minutes ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

40 minutes ago

This website uses cookies.