Categories: LajmeRajoni

Greqia do përshpejtojë marrjen e lejeqëndrimeve, mijëra shqiptarë i shtohen fuqisë punëtore

Greqia po bëhet gati të shpejtojë dhe modernizojë procedurat për marrjen e lejeqëndrimit, në mënyrë që emigrantët e ligjshëm të futen më herët në tregun e punës.

Ministria e Emigracionit dhe Azilit është duke vlerësuar kornizën juridike për emigracionin e ligjshëm, për ta çuar së shpejti në Kuvend.

Emigrantët shqiptarë do të jenë përfituesit e mëdhenj të ligjit të ri, duke qenë se përbëjnë rreth 60 për qind të gjithë të ardhurve në mënyrë të ligjshme. Në Greqi numërohen afërsisht 50 mijë refugjatë, ndërsa 700 mijë persona janë emigrantë të ligjshëm, shumica shqiptarë, gjeorgjianë dhe pakistanezë.

Ekspertët e legjislacionit për emigrantët thonë se sistemi aktual është në kolaps. 

Në drejtoritë e emigracionit në Atikë deri tani llogariten se rreth 200 mijë aplikime për lejeqëndrimi janë në pritje.

Me ligjin e tanishëm, emigrantët e ligjshëm duhet të presin deri në tre vjet për rinovimin e lejes së qëndrimit, ndërsa procedura e azilit përfundon brenda pak muajsh. 

Përveç reformës për emigracion të ligjshëm, Greqia po punon edhe për marrëveshje të reja dypalëshe me të paktën gjashtë shtete, si Moldavia, Gjeorgjia, Armenia, India, Vietnami dhe Filipinet, për të marrë nga fuqia punëtore e këtyre vendeve me qëllim forcimin e tregut të brendshëm të punës në sektorë si bujqësia, ndërtimi dhe turizmi.

Për Greqinë, çështja e emigrantëve ka edhe një aspekt ekonomik. Vetëm nga mosvjelja e ullinjve – që arrin në 23% – për shkak të fuqisë punëtore, humbjet ekonomike vlerësohet se do të arrinin në 1,5 miliard euro.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

5 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

5 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

5 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

6 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

6 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

22 hours ago

This website uses cookies.