Categories: LajmeRajoni

Greqia paralajmëron “izolimin” e Maqedonisë së Veriut për shkak të debatit për emrin

Maqedonia e Veriut do e ketë të vështirë rrugën drejt Bashkimit Europian dhe Athina nuk do i ratifikojë marrëveshjet e bashkëpunimit me Shkupin, ka paralajmëruar kryeministri Kirjakos Micotakis (o. Kyriakos Mitsotakis).

Shefi i qeverisë greke i bëri deklaratat të mërkurën në vijim të debatit diplomatik që hapi presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila është shprehur se nuk i pëlqen të përdorë shtojcën “e Veriut” për emrin e vendit të saj. Çështja e emrit është zgjidhur me kushtetutë nga ana maqedonase pas akordit të Prespës në vitin 2018.

Në këtë pikë, nuk do i ratifikojmë memorandumet mes nesh. Ratifikimi do i jepte avantazhe Shkupit,” tha z. Micotakis në një intervistë me Open TV.

Pala tjetër në Maqedoninë e Veriut duhet të pranojë se periudha zgjedhore ka mbaruar. Shkupi është i izoluar, jo Greqia. Besoj se do të përshtaten sipas trysnisë që kanë për të ndeshur,” u shpreh kryeqeveritari grek, ndërsa shtoi se lidershipi i Maqedonisë Veriore “duhet të marrë me seriozitet përgjegjësitë që i takojnë dhe të ndalë manovrat e kota politike.

Ne jemi të vendosur që të respektohet Marrëveshja e Prespës,” tha z. Micotakis.

Një ditë më parë u raportua se edhe faqja zyrtare e presidentes Gordana-Siljanovska në krye të saj kishte hequr referencat për emrin e vendit sipas Kushtetutës, duke e zëvendësuar me shkurtimin MK ose thjesht “Maqedonia”.

Edhe në profilin e saj në rrjetin “X”, presidentja maqedonase e përshkruan veten si “Presidente e Maqedonisë, grua, nënë, profesore, aktiviste, eksperte, vegjetariane, rokere”. /Kathimerini 12

RTSH Shkodra

Recent Posts

Myftinia Shkodër shpërndan pako ushqimore – Halluni: Bamirësi në kuadër të muajit të begatë të Ramazanit

Myftinia e Shkodrës ka shpërndarë ndihma për Shoqatën e Personave me Shikim të Kufizuar. Përfaqësuesi…

32 minutes ago

Kualifikimi i Vllaznisë në RTSH Shkodra  /  Ish- futbollisti Thana, trajnerët, Mani dhe Bushati, analizojnë sfidën me Elbasanin

Kualifikimi i Vllaznisë në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë ka marrë vëmendjen e Emisionit…

38 minutes ago

Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm – Adresimi i sfidave dhe krijimi i një platforme bashkëpunimi, qëllimi i takimit

Politikat e qeverisjes lokale shoqëruar me projekte dhe eksperienca inovacionesh për zhvillimin e turizmit të…

42 minutes ago

Rikthehet mensa studentore – Bashkia Shkodër përmbush kerkesën e kahershme të studentëve

Bashkia Shkodër ka përfunduar investimin për mensën studentore, e cila rikthehet pas 18 vitesh mungesë.…

45 minutes ago

Trushi, i njohur tradicionalisht për blegtorinë – Fermeri Halil Xhurreta: E nisa me pak krerë lopë, sot kam 43 krerë

Ky është Halil Xhurreta, 67-vjeç , nga fshati Trush i Shkodrës. Vite më parë në…

50 minutes ago

Një libër për çështjet politike  – “Algoritmet e demokracisë” është botimi i parë i autores  Jesmina Lici

“Algoritmet e demokracisë” është libri më i ri që u promovua në mjediset e brendshme…

53 minutes ago

This website uses cookies.