Greqia përballet me temperaturat më të larta regjistruar që nga viti 1960
Qershori i këtij viti ishte më i nxehti në historinë e Greqisë që nga viti 1960. Kjo sipas drejtorit të kërkimeve në Obervatorin Kombëtar të Athinës, Kostas Lagouvardos, i cili u shpreh për agjencinë e lajmeve AFP, se qershori i 2024-ës u karakterziua nga peridha të gjata temperatursash të larta, duke tejkaluar në shumë raste temperaturat që shënohen normalisht gjatë këtij sezoni në vend.
Ndërsa temperaturat e qershorit në Greqi zakonisht nuk kalojnë 31 gradë celcius, këtë vit kombi u përball me një meatare prej 35 gradë celcius, dhe një valë të nxehti që në mesin e qershorit shkoi në mbi 40 gradë celcius, theksoi Lagouvardos, i cili bëri gjithashtu me dije se nga viti 1960 deri në 2024-ën, temperatura mesatare në Greqi është rritur me 2.5 gradë celcius.
Zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis ndërkohë iu tha gazetarëve këtë javë se muajin e shkuar në vend ka patur 1281 vatra aktive zjarri, ndërkohë që qershorin e viti të shkuar ishin 533 të tilla.
Erërat e forta dhe kushtet e thatësirës kanë nxitur zjarret në zonat rreth kryeqytetit Athinë, në ishullin e Kosit si dhe në rajonin e Peloponezit në jug të Athinës. Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike ndikojnë në shpeshtësinë dhe intensitetin e dukurive ekstreme të motit, siç janë valët e të nxehtit.