Greqia Qendrore përmbytet sërish, zonat e Volosit pa ujë dhe energji
Greqia Qendrore është përmbytur për herë të dytë brenda 20 ditëve.
Këtë herë dëmet janë përqendruar te qytetit i Volosit dhe zonat përreth, si dhe në pjesën veriore të ishullit të dytë më të madh në Greqi, Evia.
Kushtet e motit dyshohet se u bënë shkak edhe për rrëzimin e një helikopteri privat, aksident që la të vrarë pilotin dhe pasagjerin e mjetit fluturues.
Evia Veriore është rrezikuar nga përmbytjet që kur rajoni u dogj prej zjarreve të gushtit 2021. Nga ajo kohë, për të parandaluar rrëshqitjet e dheut janë ndërtuar disa diga të vogla, të cilat mendohet se i kanë kufizuar dëmet.
Ekspertët thonë se situata mbetet e vështirë me gjithë ndërhyrjet, pasi lumenjtë e vegjël mbushen me baltë me kalimin e viteve dhe në rast përmbytjesh uji del nga shtrati i tyre, siç ndodhi edhe gjatë stuhisë të së enjtes.
Përmbytjet e reja kanë lënë sërish pa uji dhe pa energji shumicën e qytetit të Volosit. Në shumë zona janë dëmtuar rrugët dhe uji ka marrë makinat me vete.
Opozita, me në krye partinë Siriza dhe liderin e ri të saj, Stefanos Kaselakis, akuzojnë qeverinë “për papërgjegjshmëri të madhe administrative” përballë katastrofave natyrore dhe ndryshimeve klimatike. /Kathimerni