Nga data 2 deri më 4 prill të gjitha pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë do të jenë të mbyllura për shkak të grevës së sindikatave. Në lajmërimin e dhënë në këto pika kufitare nuk do të lejojnë hyrje-daljet e mjeteve të vogla, automjeteve të tonazheve të rënda, të autobusëve dhe shërbimit taksi.
Kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe personat me probleme serioze të shëndetit.
Bllokimi i qarkullimit të mjeteve dhe ulja e traut nga pala greke do të nisë prej orës 05:30 të 2 prillit deri në orën 05:30 të 4 prillit.
Më herët u lajmërua se në pikën kufitare të Kapshticës do të lejohej kalimi i mjeteve të vogla në orare të caktuar, por duket se pala greke është tërhequr nga ky vendim.
Gjatë kësaj periudhe pikat doganore të Kakavijës Tre Urat, Përmet, dhe Qafë Botë, Sarandë nuk do të jenë jo funksionale, ndaj dhe shtetasit shqiptarë duhet të marrin masa për udhëtimet e tyre të planifikuara.
E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…
Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…
Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…
Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…
Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…
This website uses cookies.