Categories: LajmeSociale

Grip apo Covid – Silva Bino: Jemi në sezon gripi, në Shqipëri nuk qarkullon Covid JN1

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino në një lidhje me skype me emisionin “Jetë Shqiptare” foli për virozat që janë në qarkullim në vendin tonë dhe në rajon.

Situata në vend është situata tipike e gripit, ku mbizotëron ky virus në krahasim me të gjithë viruset e tjera qoftë Covi-19 apo edhe virusi respirator sinsicial. Këto janë të dhënat dhe kjo situatë vihet re mjaft qartazi në dy javët e fundit të dhjetorit.

Jemi në një sezon gripi, nuk jemi në sezon të rëndë gripi. Pa përhapur panik, kemi rritje të numrit të rasteve në spital, shpesh herë raste të tilla shtrohen se kanë nevojë por edhe kërkesa është më e madhe sesa nevoja shpesh herë.

Për sa i përket variantit të Covid, varianti JN1 nuk ka të dhëna të qarkullojë në Evrope dhe në Shqipëri. Ky është variant i cili është shumë predominues në SHBA. Është varianti B2.86 që qarkullon në rajonin e Evropës. Aktualisht nuk kemi forma të rënda të Covid”, tha Silva Bino.

E pyetur nga moderitori i emisionit nëse gripi është vdekjeprurës sikurse dje u shënua dhe viktima e parë e gripit, shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive Silva Bino theksoi se gripi ka qenë gjithmonë vdekjeprurës sidomos në personat me sëmundje bashkëshoqëruese.

Gripi është vdekjeprurës dhe ka qenë, për shkak edhe të Cov-id çdo viroz është në vëmendjen e njerëzve. Ka shkaktuar vdekje gjatë të gjitha kohëve. Më të rriskuarit janë ato që kanë sëmundje bashkëshoqëruese dhe personat të cilët janë obez.

Këto janë personat të cilët janë më të pritur për të pasur vdekje nga gripi apo komplikacione të rënda të gripit. Gjatë ditëve të fundit kemi vënë re që kemi shtrime në spitale dhe një rritje të numrit të pneumonive që janë të lidhura kryesisht me gripin”, tha Bino.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

4 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

4 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

4 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

4 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

4 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

5 hours ago

This website uses cookies.