Lajme

Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka qetësuar qytetarët duke deklaruar se nuk ka asnjë rrezik për pandemi nga metapneumovirusi human (HMPV).

Sipas tij, ky virus është i ngjashëm me gripin e zakonshëm dhe qarkullon prej shekujsh. Alimehmeti theksoi se virusi HMPV nuk ka asnjë ngjashmëri me kovidin, ndërsa shtoi se panikun e kanë shkaktuar pikërisht mediet, duke e raportuar si një virus të ri.

“Nuk është vetë virusi që shkakton problemin, por lajmet ndërkombëtare. Fatkeqësisht nuk është diçka që nuk e dinim. Nuk është virus i ri. Njerëzimi e ka izoluar në 2001. Aty ka qenë me shekuj. Ai vazhdon e qarkullon. Është i kudondodhur. Në muajt e dimrit qarkullon.

Nuk është i ngjashëm me kovidin, por me gripin. Transmetohet në të njëjtën mënyrë. Simptomat e njëjta dhe grupmoshat janë po ashtu të njëjta, fëmijët, të moshuarit dhe kushdo që ka probleme sëmundjesh dhe sistem imunitar të dobët. Kalon si gripi për 4–5 ditë. Ndonjë rast shkon dhe komplikohet po si gripi.

I ngjan kokë më kokë në shifra virusit të gripit të tipit A. Ky virus ka një mundësi tejet të ulët për pandemi. Ky virus ka dekada që nuk ka ndryshuar. Ndërsa gripi ka gjasa të larta për të dhënë pandemi.

10–12% e rasteve me probleme respiratorë shkaktohen nga HMPV në Europë, deklaroi Alimehmeti për RTSH 24.

Çfarë është HMPV?

HMPV është një virus i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, shumë i ngjashëm me gripin. Ai u identifikua për herë të parë në 2001 në Holandë.

Si përhapet HMPV?

Cërkat e prodhuara gjatë kollitjes dhe teshtitjes.

Kontakti i ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve.

Prekja e sipërfaqeve të kontaminuara dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.

Simptomat përfshijnë kollë, ethe, bllokim të hundëve dhe fishkëllima gjatë frymëshkëmbimit. Shumica e rasteve janë të lehta, me simptoma të ngjashme me rrufën e zakonshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

6 hours ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

7 hours ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

7 hours ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

7 hours ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

7 hours ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

8 hours ago

This website uses cookies.