Categories: BotaLajme

Gripi i shpendëve/ Norvegjia teston tek njerëzit vaksinën e parë ndaj këtij virusi

Mes shqetësimit se gripi i shpendëve përhapet tek njerëzit pas rasteve të shtuara në specie të ndryshme në Evropë, studiuesit në Norvegji kanë zhvilluar vaksinën e parë ndaj këtij virusi. Studiuesi i Vaksinave në Universitetin e Oslos, Gynvei Roelan kryesoi studimin për zhvillimin e një vaksine për popullatën në rast se ky virus kalon tek njerëzit.

 “Virusi ende nuk ka infektuar njerëzit, por po bëjmë përgatitjet e nevojshme që të kemi një vaksinë në dispozicion në rast se përhapet. Ajo është testuar te minjtë, derrat dhe majmunët dhe tani është gati për t’u testuar te njerëzit” u shpreh ai.

Personi i parë që mori vaksinën është 27-vjeçarja Helene Oldeide, e cila doli vullnetare për testimin e saj. Ajo nuk është shprehur e shqetësuar për ndonjë efekt anësor të mundshëm, pasi vaksina është testuar më herët tek disa kafshë.

27-vjeçarja do të monitorohet nga afër në ditët në vijim dhe nëse prova rezulton e suksesshme, vaksina së shpejti mund të vihet në dispozicion për të gjithë popullatën nëse do të jetë e nevojshme dhe ky hap shënon një moment historik” u shpreh studiuesi norvegjez. Virusi i përhapur së fundmi tek shpendët kryesisht në Norvegjinë Perëndimore ka vënë në lëvizje autoritetet shëndetësore në mbarë botën për të monitoruar mutacionin e tij. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

42 seconds ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

5 minutes ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

17 minutes ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

51 minutes ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

53 minutes ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

56 minutes ago

This website uses cookies.