Gripi i syrit – Mjekët okulistë këshillojnë higjienë dhe mjekim

Asnjë komplikacion nuk është shënuar te pacientët që gjatë kësaj periudhe kanë kaluar gripin e syrit. Mjekët okulistë thonë se rastet janë të përditshme.
2 deri në tre pacientë paraqiten me simptomat që e karakterizojnë këtë sëmundje e cila duket se nuk njeh moshë.
Sëmundja e syrit zgjat të paktën 10 ditë dhe nga specialistët rekomandohet marrja në mënyrë rigoroze e mjekimit në mënyrë që të mos ndeshen me përkeqësim të simptomave.
Ajo që këshillohet për parandalimin është mbajtja e një higjienë të mirë personale pasi është një sëmundje që transmetohet përmes kontakteve. Duke qenë se infeksioni është ngjitës kërkohet izolimi i rasteve në banesë, sidomos për fëmijët që frekuentojnë kopshtet dhe shkollat.