Gripi rrezikon zemrën, shtohen rastet e të rinjve me miokardit

Gripi rrezikon zemrën

Prekja nga viruset që po qarkullojnë në vend ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve që bëjnë insuficencë kardiake.

Mjekja kardiologe Daniela Teferiçi thotë se rastet i përkasin jo vetëm pacientëve kronikë të zemrës, por ka edhe mjaft të rinj që paraqiten me diagnozën e miokarditit.

Ka pasur një shtim të jashtëzakonshëm të numrit të pacientëve me insuficiencë respiratore ose marrje fryme. Në spital përcaktojmë shkakun nëse është kardiak apo pulmonar. Pulmoni ka pjesën e vet, por ajo që vëmë re këtë kohë është ana kardiake. Shumica janë pacientë të njohur si pacientë kardiakë, por kjo mbivendosje e infeksionit viral e përkeqëson shumë situatën, duke dhënë insuficiencë multiorganore. Ka edhe raste, që janë më fatalet, të ardhjes me diagnozën e miokarditit. Ka edhe mosha të reja, 18–20 vjeç, të cilëve u është prekur miokardi apo muskuli i zemrës nga virusi,” shpjegon Dr. Teferiçi.

Së fundmi sëmundjet e zemrës që kanë pasojë infarktin janë vërejtur edhe në moshat 35-vjeçare. Për mjekët, dy janë simptomat që nuk duhet të injorohen.

Sëmundjet kardiake, ku peshën kryesore të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë e zë sëmundja arterosklerotike e zemrës, sëmundja arterokoronare, që ka pasojë infarktin apo vdekjen e papritur. Mbi 35 vjeç nuk është më e çuditshme që të vijnë me infarkte pulmonare.

Dy simptoma kryesore që nuk duhen neglizhuar janë dhimbja e gjoksit, që mund të zgjasë me minuta, si dhe marrja e frymës,” këshillon mjekja kardiologe.

Mjekët u bëjnë thirrje për kujdes të shtuar pacientëve kardiakë, tek të cilët situata virusale mbart një risk të lartë.

Tashmë të kesh një problem kardiak nuk është më diçka jo e zakontë, pasi të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se afro 31 për qind e vdekjeve në botë ndodhin për shkak të një sëmundjeje kardiake.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.