Gripi, situatë e rënduar / Mbi 100 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës
Situata e krijuar nga gripi dhe virozat në Lezhë vijon të jetë e rënduar.Mbi 100 përsona paraqiten çdo ditë në spital, për të kërkuar ndihmë mjekësore.Diçka e tillë bëhet e ditur nga mjekia specialiste Elsuida Prendi, sipas të cilës deri më tani rastet janë përballuar me sukses, por ju bën thirrje qytetareve që fillimisht t’i drejtohen mjekut të familjes.
Grupmoshat më të prekura janë përsonat mbi 60-vjeç, të cilët kanë dhe probleme të tjera shëndetësore, ndërsa bluzat e bardha bëjnë thirrje për kujdes maksimal, çka është më kryesorja përdorimi i maskës dhe shmangia e ambjenteve të mbyllura.
Fluksi i shtuar i pacienteve të prekur nga gripi dhe virozat ka nisur që prej gjysmës së muajit dhjetor të vitit që lamë pas dhe pritet të arrijë pikën në gjysmën e dytë të muajit janar.