Gropa dhe baltë në rrugën “Komani” – Prej shumë vitesh ky segment nuk ka pasur asnjë investim
Në të gjithë gjatësinë e saj rruga “Komani” në lagjen “Partizani” është totalisht me gropa, që këto ditë me shi janë mbushur të gjitha ujë.
Të zhytura mes baltës, gropave me ujë ky segment është kthyer në një shqetësim për banorët e zones, por edhe për nxënësit e një prej shkollave private që është vendosur pranë kësaj rruge.
Banorët thonë se prej shume vitesh nuk ka pasur asnjë investim.
Ndërkohë, Bashkia Shkodër vijon punën për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ku në plan janë një sërë rrugësh dhe sheshesh në qytet, qw priten të reabilitohen.