Gruaja bashkë me 3 fëmijët e mitur u vetëmbytën në lumë, Gjykata lë në burg pa afat Erdgys Arrazin
Arrest me burg pa afat ka caktuar Gjykata e Shkodrës për Erdgys Arrazin, bashkëshortja e të cilit sëbashku me 3 fëmijët e mitur u vetëmbytën në lumin Buna.
31-vjeçari Arrazi doli sot para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa ndaj tij rëndon akuza “shkaktim i vetëvrasjes” për shkak të dhunës psikologjike të ushtruar në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes, Alma Arrazi.
Sipas Prokurorisë së Shkodrës, Erdgys Arrazi ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj dhe duke e çuar atë drejtë vetëvrasjes.
Trupi i pajetë e Alma Arrazit u gjet këtë të martë (7 maj), sëbashku me trupin e djalit 3 vjeç, ndërsa një ditë më par u gjet trupi i pajetë i vajzës 8 vjeçe. Të dielën, trupi i pajetë i vajzës së madhe të familjes, 9 vjeçe u gjet nga një peshkatar i zonës, që çoi edhe në operacionin për kërkimin e trupave të nënës me dy fëmijët e tjerë.