Gruaja denoncon zhdukjen e burrit / Një 41- vjeçar është larguar nga banesa e tij papritur

Një shtetas 41- vjeçar është larguar nga banesa krejt papritur.
Lajmin e ka dhënë bashkëshortja e tij, edhe ajo në të njëjtën moshë.
Ditën e dielë, ajo është paraqitur në Drejtorinë e Policisë Shkodër, duke kallëzuar se bashkëshorti i saj ishte larguar nga banesa.
Ndërkohë, uniformat blu bëjnë me dije se kanë nisur punën për gjetjen e 41- vjeçarit.
Ndërkohë, dy akte dhune janë konstatuar orët e fundit.
Një 51- vjeçar, banues në Shkodër, është proceduar penalisht, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Procedimi penal ka filluar edhe për një tjetër shtetas nga Gomsiqja e Pukës.
Sipas policisë, 51- vjeçari ka goditur për motive të dobëta një të moshuar 72- vjeç.