“Gruaja dhe mjedisi”, aktivitet në kuadër të 16- ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore

16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore erdhën ndryshe këtë të enjte.
Aktiviteti u titullua “Gratë dhe mjedisi”. Sa afër dhe larg është gruaja nga mjedisi, cfarë e bashkon dhe ndan atë?
Gra të zonës Shirokë-Zogaj, përmes shembujve të jetës së tyre treguan edhe një herë që forca e gruas thyen çdo barrierë mendore e fizike.
Vajza dhe gra, eksperte të mjedisit, punonjëse sociale, me rol të rëndësishëm në shoqëri dhe institucione locale, teksa zgjodhën të eksplorojnë me varkë liqenin e Shkodrës, ndanë bashkë eksperienca mbi rolin e grave jo vetëm në familje, por edhe mjedis.