‘’Koka e një gruaje’’,(Gordina de groot), është piktura e impresionistit Vincent van Gogh, që mbeti e fshehur për 120 vite, një vepër kjo që ishte blerë nga koleksionisti i artit londinez Danilel Katz por që tashmë do ti përkasë muzeut të Vendeve të Ulëta, Noordbrabants.
Muzeu e bleu veprën e impresionistit për 8.6 milion euro, dhe portreti i fshatares nuk është veçse “Gordina de groot”, të vetmit personazh që Van Gogh përmend në letrat që i drejtohet të vëllait Teo.
“Gordina de groot”, është përfshirë edhe në një prej veprave të Van Gogh, pikërisht në pikturën “Ngrënësit e patates” realizuar në vitin 1885 dhe tashmë në muzeun e Amsterdamit që mban emrin e impresionistit holandez.
“Koka e një gruaje” është një nga 40 pikturat që Van Gogh la pas ku u nis për në Antuerp në vjeshtën e vitit 1885. Pas një odiseje të gjatë, blerje e shitje në ankande, portreti u shit në ankandin e shkurtit 2023, për tu zënë vend në muzeun e artit holandez, Noordbrabants.
Ndeshje e çmendur në “San Siro”. Milani përmbys Parmën, duke fituar 3-2 sfidën e vlefshme…
Siguria ushqimore është një nga elementet e rëndësishme që duhet të përmbushë Shqipëria gjatë rrugëtimit…
Zyra Vendore Arsimore Shkodër ka gati mësuesit dhe shkollat që do të bëhen pjese e…
Në zonën e Vilunit në Velipojë, dhjetëra të rinj u angazhuan në një aksion pastrimi…
Prej vitesh, qendra”Don Bosko” në Shkodër vijon të ofrojnë shërbime të ndryshme vullnetare veçanërisht për…
Këtë të dielë kalaja “Rozafa” , priti vizitorë të huaj. Më shumë ranë në sy…
This website uses cookies.