Gruda e Re me rrugë të amortizuara / Banorët: E kemi të vështirë të kalojmë, të ndërhyjnë institucionet përgjegjëse
Këto janë disa nga rrugët në fshatin Grudë e Re të njësisë administrative Rrethina në Shkodër, të cilat prej më shumë se 20 vitesh janë të amortizuara. Një situatë kjo e cila vit pas viti nuk po gjen zgjidhje, pavarësisht shqetësimit të ngritur nga ana e banorëve. Ndonëse numri i banorëve të cilët jetojnë në këtë fshat është i madh kjo për shkak edhe të distancës së afërt që ka me qytetin, sërish pjesa më e madhe e rrugëve janë të amortizuara, duke sjellë vështirësi në lëvizje.
Ndërkohë në rrugën e Vinotekës paraqitet kjo situatë. Gropat e mbushura me ujë përgjatë aksit janë kthyer në një problem serioz për drejtuesit e automjeteve.
Këtë rrugë bëjnë çdo ditë edhe fëmijët e shkollës të cilët e kanë të vështirë për të lëvizur sidomos në ditët me shi, kur gropat mbushen me ujë. Infrastruktura e dobët në këtë segment në zonën e Vinotkës, është ngritur si problem disa herë nga banorët e zones, por prej vitesh duket se kërkesat e tyre kanë rënë në vesh.