Grumbullohet Kombëtarja e futbollit femra – EURO 2025, pragsfidat me Norvegjinë, emra të rinj në skuadër

Që prej ditës së hënë, Kombëtarja e futbollit femra e drejtuar nga trajneri Armir Grima ka nisur grumbullimin në Shkodër për dy takimet ndaj Norvegjisë.

 Këtë radhë ka risi në listën kuqezi, ku tre vajza veshin për herë të parë fanellën e Kombëtares shqiptare, siç është portierja e Mitrovicës, Rajmonda Spahiu; mesfushorja e Aaraut, Eriola Delija dhe sulmuesja e ekipit norvegjez Sarpborg 08, Florentina Kuqi.

Ndërkaq, tekniku kuqezi, Grima, ka rikthyer edhe gjashtë futbolliste, të cilat janë aktivizuar më parë me Kombëtaren shqiptare si Endrina Elezaj, Aglia Iliadhi, Klea Hamonikaj, Djellza Istrefaj, Valentina Troka dhe Mikaela Metalla.

Pjesë e listës së kombëtares janë edhe futbollistet e Vllaznisë, të cilat, sistematikisht në çdo grumbullim përbëjnë numrin më të madh të kontigjentit kuqezi, mes të cilave spikasin, Megi Doçi, Ezmeralda Franja, Arbenita Curraj, Gresa Berisha dhe Fortesa Berisha.

Për herë të parë në histori, Kombëtarja e vajzave është shumë pranë finaleve të një kampionati Europian për këtë kategori. Shqipëria do të luajë dy ndeshje ndaj Norvegjisë më 25 dhe 29 tetor, të vlefshme për fazën e parë të play-off-it të Europianit “Zvicër 2025”. Të premten e 25 tetorit, Shqipëria pret Norvegjinë në stadiumin “Loro Boriçi”, ku hyrja do të jetë falas për të gjithë tifozët shqiptarë, të cilët janë të ftuar të mbështesin ekipin e vajzave në këtë moment të rëndësishëm për to. Sfida në fjalë është programuar të luhet në ora 16:00, ndërsa, më 29 tetor do të luhet ndeshja e kthimit në Norvegji, në stadiumin “Ullevaal” në ora 19:00.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.