Grumbullohet Kombëtarja U-21, Smajli-Alivoda, në listë. Trajneri Bushi sqaron çështjen Gruda-Vata
Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2025” më datë 7 qershor në orën 20:00, në stadiumin “DG Arena” të Podgoricës. Ndeshja e cila u ndërpre më datë 21 nëntor 2023 për shkak të kushteve atmosferike do të luhet më 7 qershor dhe do të rinisë nga minuta e 27-të. Në listën e trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi, janë edhe dy futbollistët e Vllaznisë, mbrojtësi Geralb Smajli dhe mesfushori Rejan Alivoda. Por, ndërkohë, sa i takon çështjes së Brajan Grudës dhe Roko Vatës, Bushi, sqaron:
Shqipëria U-21 në kualifikueset e Europianit ndodhet në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e katërt me dhjetë pikë.