Grupet e OSHEE në terren / Tek “Arra e madhe” ndërrohet transformatori në harkun kohor të 60 minutave
Krahas policisë së shtetit, bluzave të bardha, repartit zjarrëfikës, punonjësve të pikave kufitare, natën e ndërrimit të viteve e kanë kaluar në terren edhe 4 grupe të operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike. Disa defekte momentale të shkaktuar për shkak të ngarkesave, punonjësit i kanë riparuar në kohë rekord duke bërë që qytetarët shkodranë të festojnë vitin e ri pa ndërprerje të energjisë elektrike.Në prag të ndërrimit të viteve defekti më serjoz ishte ai i ndodhur tek “Arra e madhe” në kabinën box, fidri 12 i nënstacionit Shkodra1. Në harkun kohor të 60 minutave është bërë zëvendësimi i tij duke u rikthyer energjia elektrike për të gjithë banorët e zonës.Mirënjohje për çdo profesion i cili duhet të kursejë edhe gëzimet familjare në mënyrë që pjesa tjeter e qytetit të festoje e sigurtë dhe pa problematika.