Bajern
Bajern i Munihut ka siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt në Champions League pas fitores 2-1 me Gallatasarajin, por edhe vendin e parë në Grupin A, falë humbjes së Manchester United me Kopengagen. Harry Kane ishte sërish heroi i bavarezëve me dy gola të vonë, në një ndeshje të luftuar fort, ku vendasit patën raste, por vuajtën në konkretizim. Turqit shfaqën të njëjtin karakter të fortë, por cilësisht ishin larg paraqitjes së ndeshjes së parë në Stamboll. I vetmi aspekt negativ i mbrëmjes për skuadrën gjermane shte dëmtimi i Xhamal Musialës, që do të jetë jashtë për dy deri në katër javë.
Manchester United nuk mundi të shfrytëzone humbjen e Gallatasarajit për të kapur vendin e dytë, duke u mundur 4-3 në Kopenhagë. Djajtë e kuq kryesuan 2-0, falë golave të shënuar nga Hojlund. Sulmuesi shënoi në minutën e tretë dhe në të 28-tën, duke krijuar përshtypjen e fitores për anglezët. Për të prishur festën mendoi Rashford me kartonin e kuq, çka lejoi rikthimin në lojë të danezëve. Elionusi shkurtoi diferencën dhe Gonsalves barazoi me penallti në fundin e një pjese të parë maratonë. Bruno Alvesh riktheu epërsinë për Manchester po nga pika e bardhë, megjithatë vendasit barazuan me Lerager. Në minutën e 87-të, vjen goditja nga Bardghi, që shënon golin e fitores. Pas Bajernit, tri të tjerat luftojnë për vendin e dytë dhe në javën e ardhshme Kopenhagen shkon në Mynih, ndërsa United në Stamboll.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.