Grupi B, Lens e Sevija luajnë për një vend në Ligën e Evropës

Lens e Sevija
Në grupin B, dy skuadrat e kualifikara për në fazën e 16-shes në Ligën e Kampioneve janë përcaktuara tashmë. Arsenali dhe PSV kryesojnë me 12 dhe 8 pikë, teksa në raundin e fundit të këtij grupi, të dyja skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën. Ndaj vëmendja është përqëndruar në sfidën Lens-Sevija. Të dyja skuadrat kanë 5 pikë dhe vijnë në ndeshjen e fundit të grupit për të siguruar një vend në play-off-in e Ligës së Evropës. lens vjen në këtë përballje me avantazhin e vetëm, një ditë më shumë pushimi se Sevija.
Francezëve iu duhet vetëm një barazim brenda komoditetit që luajnë në fushën e tyre, për të luajtur në play-off-in e Ligës së Evropës. Ndërsa Sevija përballet me betejën e vështirë për të regjistruar të paktën fitoren e saj të parë në këtë fazë të grupeve të Ligës së Kampioneve. Gjë që do t’u jepte spanjollëe mundësinë për t’i rrëmbyer Lensit vendin e tretë në grup.
Kampionët në fuqi të Ligës së Evropës do ta donin sërish mundësinë për t’i shtuar në shtatë titujt e tyre në atë kompeticion, por kanë ende një rrugë të gjatë për të bërë.

