Grupi C, kalon Real Madrid, zhgënjen Napoli
Real Madrid ka siguruar kualifikimin dhe i duhet vetëm një pikë në ndeshjen me Napolin javën e ardhshme për të siguruar edhe vendin e parë në Grupin C.
Skuadra e Karlo Ançelotit mundi 3-0 Bragën në Madrid, ku portugezët patën mundësinë për të kaluar në epërsi që në minutën e gjashtë me penallti, por Lunin priti gjuajtjen e Alvaro Xhalo.
Ndëshkimi erdhi në minutën e 27-të, kur Rodrigo i dha mundësinë Diazit të shënonte golin e parë për Madridin. Në pjesën e dytë, në harkun e tri minutave Real mbyll ndeshjen. Fillimisht në të 58-ën, kur Vinicius shënon pas pasimit nga Vazkez. Më pas, Vini shpërben te Rodrigo që vulos shifrat 3-0.
Më herët, Napoli kishte humbur shansin për t’iu afruar kualifikimit, duke zhgënjyer me Union Berlin. Skuadra në krizë të thellë, me 12 humbje radhazi, arriti të merrte pikën e parë historike në Chamnpions League me barazimin 1-1 në stadiumin Maradona. Napoli e mbylli pjesën e parë në epërsi, me golin e Politanos. Fitorja u duk e sigurt, por gjermanët barazuan me një kundërsulm nga Fofana pas pushimit. Napoli duhet të luftojë pë kualifikimin me Bragën, ndërsa Union ka shpresa teorike për vendin e tretë.