Categories: LajmeSportFutboll

Grupi C, Napoli dhe Braga luajnë për vendin e dytë

Me shtatë pikë në Grupin C të Champions League, Napoli pret Bragën në ndeshjen e fundit duke e ditur se thjesht shmangia e humbjes do t’i bëjë të kualifikohen për në raundin me eleminim direkt. Duke filluar nga ora 21:00, ekipi drejtuar nga Mazzarri është në vendin e dytë në kuotën e 7 pikëve, me vetëm tre pikë larg nga ekipi portugez që renditet në vendin e tretë, ajo që e rëndon më tepër situatën është fakti se Bragës i duhet të fitojë me dy gola diferencë për t’u kualifikuar për në raundin tjetër.

Megjithatë, forma e mirë në kampionat vjen në kontrast të plotë me rezultatet e tyre të fundit në Champions League, pasi Braga ka fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit në këtë  kompeticion. Union Berlin i dha fund serisë së tyre prej 16 ndeshjesh pa fitore me 3 barazime e 13 humbje duke mposhtur Borussia Union Berlin i dha fund serisë së tyre prej 16 ndeshjesh pa fitore (B3, L13) duke mposhtur Borussia Mönchengladbach (Monçengladbah) 3-1 rezultat që duhet t’u japë atyre njëfarë besimi. Por, pas një debutimi dërrmues në Champions me dy barazime e tre humbje, asgjë tjetër veçse një fitore ndaj Real Madridit, kombinuar me suksesin e Napolit ndaj Bragës do të mjaftojë që ekipi gjerman të marrë pjesë në Europa League.

Real Madrid është kualifikuar në fazën me eleminim direkt pas pesë fitoreve, kështu që Ancelotti pritet të bëjë një rotacion në formacion.

20 SHTATOR BRAGA-NAPOLI 1-2

3 TETOR NAPOLI-REAL MADRID 2-3

24 TETOR UNION BERLIN-NAPOLI 0-1

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

2 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

2 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

2 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

4 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

4 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

5 hours ago

This website uses cookies.