Grupi D, Inter dhe Real Sociedad luajnë për vendin e parë

Inter dhe Real Sociedad
Në Grupin D, Inter dhe Real Sociedad tashmë kanë kaluar në fazën me eleminim direkt në Uefa Champions League, me vetëm një cështje për të zgjidhur, vendin e parë në grup. Dy skuadrat janë në kuotë të barabartë pikësh me 11 të tilla. Për ekipin zikaltër është sezoni i tretë radhazi që rezervon një vend për në 1/8-tat, madje Inter mund të kryesojë grupin e Champions League për herë të parë që nga sezoni 2011-2012. Skuadra drejtuar nga Simone Inzaghi ka humbur vetëm një ndeshje në shtëpi, dhe ajo disfatë erdhi në shtator kundër Sassuolos.
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë dhe me një diferencë më të mirë golash, gjithçka që i duhet Real Sociedad për të garantuar vendin e parë është një barazim. Një gjë e tillë duket e arritshme duke marrë parasysh se në shtatë ndeshjet e fundit, ekipi bask ka arritur në shtatë ndeshje të marrë 5 fitore e dy barazime.Megjithatë statistikat janë një tregues i qartë se kundër ekipeve italiane, Real Sociedad vuan shumë.
Në 9 përballje ka arritur vetëm pesë fitore e 2 barazime, e vetëm një fitore, pikërisht kundër Interit në vitin 1979. Në përballjen tjetër mes Salzburgut dhe Benfica-s, sfidë që do të luhet në orën 21:00, ekipi austriak është më i favorizuar për të kaluar në Europa League. Mjafton vetëm një barazim në shtëpi, ndërsa ekipit portugez i duhet një fitore me një diferencë prej 3 golash, dicka që duket e pamundur.
20 SHTATOR REAL SOCIEDAD-INTER 1-1
3 TETOR INTER-BENFICA 1-0
20 SHTATOR BENFICA-SALZBURG 0-2