Grupi E, Fejenord me Lazion për të ndryshuar historinë
Feyenord mund të hedhë një hap të madh drejt fazës me eliminim direkt në rast fitoreje kundër Lazios në takimin e sotëm në Romë, por historia flet kundër skuadrës holandeze. Ndonëse ka një ekuilibër perfekt në ndeshjet me skuadrat italiane, me 8 fitore e 8 humbje, shtatë nga këto humbje janë pësuar në Itali, dy prej të cilave në Stadio Olimpico në Romë, sezonin e kaluar.
Sidoqoftë, nuk janë holandezët ata që iu duhet me çdo kusht fitorja, ndonëse kjo do të krijonte një distancë prej pesë pikësh me vendin e dytë dhe me vetëm dy ndeshje për t’u luajtur. Lazio është i dënuar të fitojë për të pasur gjithçka në duart e veta në dy ndeshjet e mbetura, duke llogaritur edhe një fitore të mundshme të Atletico Madrid kundër Celticut.
Në takimin e parë, Fejenord fitoi 3-1 dhe synon kualifikimin për herë të parë në fazën me eliminim direkt në Champions League. Në Madrid, skuadra e Simeones mund të marrë kreun në rast fitoreje me Celtic a nëse Fejenord nuk fiton në Romë. Skuadra skoceze ka vetëm një pikë, që ua ka marrë pikërisht spanjollëve në takimin e parë, me barazimin 2-2, por në ndeshjet larg Gllasgout shfaqen gjithmonë delikatë. Për më tepër, Atletico Madrid është një tjetër llojt bishe në stadiumin Metropolitano, ku ka fituar 15 ndeshje radhazi këtë sezon.