Grupi E, Fejnord me tifozët për mrekullinë përballë Atletikos

Fejnord

Fejnord

Në Grupin E janë ende në lojë gjashtë pikë, por mes skuadrave distanca është e vogël dhe tre prej tyre ruajnë ende gjallë shperesën për ëndrrën europiane.

Në orën 18:45 në “Olimpico” të Romës luhet ndeshja mes Lacios dhe Sëlltikut. Formacioni italian pas 4 takimesh numëron 7 pikë të grumbulluara ndërsa ekipi nga Gllasgou ka humbur shpresat për kualifikim në Champions pasi ndodhet në vendin e fundit me një pikë. Fitorja e Lacios e kombinuar me atë të Atletikos, do të shikonte të dy klubet të avanconin për me tej në fazën me eleminim direkt.

Ekipi i Roxhers, i cili rigjen lojtarë kyç si Luis Palma, Liel Abada dhe Maeda, shpreson në një fitore. Kjo e kombinuar me humbjen e Fejnordit në Madrid do të thoshte shpresë reale për të vazhduar aventurën në Europa League.

Në takimin tjetër, atë të orës 21:00, Fejnordi pret në Roterdam, Atletikon e Madridit. Në katër ndeshjet e para ekipi holandez ka grumbulluar 6 pikë ndërsa formacioni iberik kryeson grupin me tetë pikë. Skuadra e Simeones nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë sezon në Champions League madje është formacioni, i cili ka shënuar më shumë gola (12) deri më tani së bashku me Mançester Sitin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.