Grupi G, Siti dhe Lajpcig pranë kualifikimit
Mançester Siti ka shansin e artë që të sigurojnë sonte me një fitore përballë Jang Bojs një vend mes 16 ekipeve më të mira të kontinetit.
Kampionët në fuqi të Champiosn League presin në “Etihad” formacionin modest të Jang Bojs, i cili mban një rekord të zi në kompeticion duke pësuar të paktën një gol në 15 ndeshjet e fundit.
Në konferencën e së hënës Guardiola ka lënë të kuptohet se Erling Haland mund të mungojë për shkak dëmtimi ndërsa vendin e tij pritat ta marrë Alavrez.
Takimi tjetër i grupit G është edhe ai mes Cervena Zvesdës dhe Lajpcig. Për ekipin gjerman paraqitet një shans i artë për të mbyllur çështjen “kualifikim” pasi me një fitore në Beograd do të shkonte në kuotën e 9 pikëve duke kthyer kështu avantazhin me ndjekëset të pamundur për tu përmbysur.