Barcelona kërkon të vazhdojë ecurinë pozitive në Champions League, teksa ditën e martë, duke filluar nga ora 18:45 do të përballet me Shakhtar Donetsk, sfidë që do të luhet në Gjermani në stadiumin Folksparkshtadion të Hamburgut. Ekipi katalanas kërkon të marrë fitoren e katërt në grupin H dhe të vazhdojë kryesimin.
Pavarësisht rekordit të tyre dominues në përballjet direkte, Barcelona kurrë më parë nuk e ka mposhtur Shakhtarin dy herë në fazën e grupeve të Uefa Champions League. Në rast se ekipi katalanas fiton, do të jetë hera e tretë që Barcelona merr një sukses në katër ndeshjet e para të grupit të Champions League, ndërkohë që do të regjistrojë edhe fitoren e 11-të kundër skuadrave ukrainase. Shakhtar Donetsk nën drejtimin e trajnerit të ri Marino Pushiç ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 3 pikëve dhe do të kërkojë të përmirësojë statistikat, pasi ka humbur pesë nga shtatë takimet e tyre, numri më i madh i disfatave kundër një klubi të vetëm.
Pasi fitoi dy nga tre ndeshjet e para të Champions League, Porto e di se një fitore ndaj Antverpit do rriste kuotat për kalimin e grupit. Ekipi ku aktivizohet futbollisti i Komëbtares Arbnor Muja, ekipi belg nuk ka fituar asnjë ndeshje duke pësuar 12 gola, më së shumti nga cdo skuadër në tre ndeshje të zhvilluara. 5 gola të pësuar ndaj Barcelonës, katër ndaj Portos e tre ndaj Shakhtarit, janë numrat e Antverp, dhe objektivi i vetëm është që ekipi drejtuar nga Van Bommel të pësojë sa më pak.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.