Categories: LajmePolitikë

Grupi i dialogut për ligjin zgjedhor, vota e diasporës, dakord në parim, por jo për mënyrën e votimit

Grupi i dialogut duket ende shumë larg dakordësisë për çështje thelbësore që lidhen me përmirësimin e proceseve të ardhshme zgjedhore. 

E vetmja dakordësi në parim është se diaspora duhet të votojë edhe për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por mënyra sesi do të realizohet kjo gjë, ka futur palët në një ngërç të ri.

Gjatë javës së ardhshme Komisioneri Shtetëror pritet të ofrojë disa propozime për mënyrën sesi mund të administrohet vota e emigrantëve shqiptarë, por do të duhej që propozimet e tij të merrnin edhe shumicën e votave në parlament që të ktheheshin në detyrim ligjor.

Por kjo nuk është e vetmja çështje që u intereson partive dhe që duhet përmirësuar sipas monitoruesve ndërkombëtare. Ende mbetet e paqartë sesi do të llogaritet mandati i deputetëve në zgjedhjet e ardhshme, a do të ketë mekanizma që rregullojnë barazinë e votës pavarësisht qarkut të madh apo të vogël dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, cilët janë mekanizmat që do të shuajnë etjen e partive për të ndikuar votat  e shqiptarëve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu, temperaturat të pandryshueshme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet…

44 minutes ago

“Abissnet Superiore”, ja verdiktet e javës së 23-të

Java e 23-të e “Abissnet Superiore” u mbyll me dy ndeshjet e fundit, Tirana –…

1 hour ago

Ministri i Mbrojtjes, Vengu: Nga 1 janari, paga e ushtarakëve do të rritet me 23%

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur të…

1 hour ago

Rikthehet gara për Avokatin e Popullit – Seancë në Komisionin e Ligjeve më 13 shkurt

Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për muajin shkurt, është planifikuar procesi i zgjedhjes së…

2 days ago

Deputetët britanikë në Muzeun e Kujtesës / Ligjvënësit konservatorë u njohën me persekucionin 45- vjeçar në Shqipëri

Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin…

2 days ago

Shpërndante drogë afër shkollave – Prangoset nga policia pas disa javëve hetime 28 – vjeçari

Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…

2 days ago

This website uses cookies.