Grykë Lumi probleme me energjinë elektrike/ Telat e varur nëpër pemë, investimi i nisur u la përgjysëm
Kjo është gjendja e linjës elektrike në fshatin Grykë Lumi të Lezhës.Një pjesë e përcjellësve të energjisë janë të varur nëpër pemë, pasi shtyllat janë rrëzuar apo dhe mungojnë fare.Kjo situatë vijon prej shumë vitesh, duke kthyer në shqetësim dhe rrezik serioz për banorët e kësaj zone. Rreth 1 vit më parë nisi puna për linjën e re elektrike, por u vendosën vetëm shtyllat dhe investimi u la përgjysëm. Në këto kushte banorët thonë se pjesën më të madhe të kohës qëndrojnë në errësirë, ndërsa luhatjet e energjisë u kanë dëmtuar dhe paisjet elektroshtepiake.Janë pagues të rregullt të faturave të energjisë elektrike, por askush nuk u jep përgjigje për shqetësimin që kanë thonë banorët.E kontaktuar për këtë çështje Njesia e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë, bën me dije se shtyllat e vendosura do të plotësohen me përcjellësit elektrik dhe linja e re do të vihet në funksion brenda një kohe të shpejtë, çka do ti japë zgjidhje problematikës në këtë fshat.