Guardiola mbron Haaland: As Messi e Cristiano Ronaldo…
Kampioni në fuqi, Manchester City, do të luajë në Copenhagen ndeshjen e parë të fazës së 16-shes të Champions League. Danezët janë zbulimi i kompeticionit dhe kanë kaluar fazën e grupeve, duke përballuar me sukses pengesa si Manchester United e Galatasaray. Guardiola donte ta mbante lart vëmendjen dhe në konferencën për shtyp analizoi ndeshjen dhe foli edhe për Haaland, i cili iu rikthye golit në Premier League pas më shumë se dy muajsh.
“Kam respekt të madh për Copenhagen. Sot në mëngjes u thashë lojtarëve se duhet të përgatiten mendërisht dhe të jenë gati të vuajnë. Do të jetë një ndeshje fortë, e ndjej dhe normalisht që instinktet e mia nuk gënjejnë!” – shpjegoi Guardiola në konferencën për shtyp.
Për kundërshtarët e tyre që nuk kanë luajtur një ndeshje zyrtare që nga 12 dhjetori për shkak të pushimeve dimërore: “Unë do të thoja se janë të uritur për të garuar, plot këmbë dhe me mendje të freskët. Ata kanë pasur një kohë të gjatë për t’u përgatitur. Shpresoj se mund të jemi në një nivel të mirë për të konkurruar”.
Së fundi ai mbrojti Haaland, i cili ka marrë disa kritika këtë sezon: “Ne kurrë nuk i kemi bërë presion Erling me fraza si, ‘duhet të shënosh për ne’. As Messi apo Cristiano Ronaldo nuk i kanë pasur këto shifra në këtë moshë. Ai është përshtatur shumë mirë”.