Guardiola mendon për kapitullin e ri, e tërheq një kombëtare

Pep Guardiola vazhdon me idenë e krijimit të historisë me Cityn. Pasi fituan të tre trofetë vitin e kaluar, me Ligën e parë të Kampionëve në historinë e klubit anglez, ata duan të vazhdojnë të dominojnë në Angli dhe të kërkojnë të përsërisin arritjen e Realit të Madridit dhe të përpiqen të fitojnë dy Liga të Kampionëve radhazi. Por pavarësisht se është i fokusuar te City, trajneri spanjoll, pranon se ëndrra që i ka mbetur për të përmbushur si trajner është të drejtojë një ekip kombëtar dhe të përjetojë emocionet e një turneu madhor nga stoli i drejtimit. Ai nuk ka shprehur asnjë preferencë për ndonjë përfaqësuese specifike. “Do të doja të përjetoja edhe përvojën e një trajneri në një Botëror, Kampionat Evropian, Kupë Amerike apo çfarëdo qoftë. Nuk e di kur, pas pesë, 10 apo 15 vitesh, por do të doja të isha në një event madhor si trajner. Por për të punuar për një ekip kombëtar, duhet të të kërkojnë drejtuesit e federatës përkatëse, siç ndodh me klubet. Nuk e di kush do që unë të punoj për një ekip kombëtar”, – tha Guardiola, duke iu ofruar kështu federatave të futbollit të çdo kontinenti. Trajneri spanjoll ka edhe një vit e gjysmë nga kontrata e tij me Sitin dhe nuk dëshiron të largohet pa mbaruar detyrën e tij në klubin anglez.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.