Guardiola për Interin: Kandidat për t’u rikthyer në finalen e Champions

guardiola

guardiola

Pep Guardiola fitoi Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn duke mposhtur Interin në finale dhe, në prag të debutimit të tyre sezonal në kompeticion, ai donte të rikthehej ndeshjes së Stambollit duke lavdëruar kundërshtarin e tij: “Shikoni çfarë bëri Interi në derbi, fitoi 5-1 kundër Milanit. Gjithmonë e kam ditur se do të përballemi me një ekip shumë të fortë”. Për Guardiolën nuk duhet nënvlerësuar sërish Interi i Inzaghit këtë sezon: “Zikaltërit janë kandidatë për t’u rikthyer në finale”.

Trajneri i Manchester Cityt ka shprehur tashmë mendimin e tij për cilësitë e Interit pas përfundimit të gjysmëfinaleve, duke pretenduar vështirësinë e përballjes me skuadrën e Simone Inzaghit në një ndeshje të vetme: “Unë e kam ditur gjithmonë që Interi është shumë i fortë dhe e kanë dëshmuar në finale kundër nesh, duke na hapur shumë telashe, fitorja jonë ishte një goditje, monedha ra në favorin tonë”.

Më pas lëvdatat: “Kam ndjesinë se Interi është një nga kandidatët për t’u rikthyer në finalen e Champions League. Ata ishin shumë konkurrues në Stamboll”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.