Guardiola shpallet trajneri i sezonit në Premier Ligë

Pep Guardiola është zgjedhur trajneri i sezonit në Premier Ligë, një trofe që spanjolli e fiton për të pestën herë në Angli. Katalanasi mundi Mikel Artetën, Jurgen Klopp, Unai Emery dhe Andoni Iraola në garën për të fituar çmimin.

Guardiola udhëhoqi Manchester Cityn drejt titullit të katërt radhazi në Premier League, duke përfunduar kampionatin dy pikë përpara Arsenalit. City tani ka kaluar Manchester United duke u bërë skuadra e vetme që ka fituar Premier League katër herë radhazi.

Ky është titulli i gjashtë që klubi ka fituar nën drejtimin e Guardiolës, i cili hodhi dyshime mbi të ardhmen e tij te Man City pas fitores të së dielës kundër West Hamit me një vit të mbetur nga kontrata e tij aktuale.

Guardiola dhe Man City mund të shtojnë një tjetër trofe kur të përballen me Man Utd në finalen e FA Cup të shtunën në “Wembley”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.