Guida Studentore 2023, Veliaj: Abone falas për studentët! Karta e Studentit mbulon gjysmën e tarifës së konviktit

karta e studentit

karta e studentit

Të gjithë studentët që do të studiojnë në Tiranë, do të pajisen me një Guidë, e cila do t’u shërbejë për të njohur më mirë kryeqytetin dhe për t’u integruar më lehtë në jetën e tyre të re studentore. Guida Studentore 2023 u prezantua në prani të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një event mirë se ardhjeje, jo vetëm për studentët e rinj, që vijnë për herë të parë në Tiranë, por edhe për studentët që tashmë jetojnë dhe studiojnë në kryeqytet.

Veliaj zbuloi se edhe këtë vit Karta e Studentit do të zgjerojë gamën e shërbimeve për studentët, por në të njëjtën kohë, do të mbulojë edhe gjysmën e shpenzimeve të akomodimit të tyre në konvikt dhe po ashtu abonenë falas, si për ata që studiojnë në universitetet publike, edhe për ata të rinj që zgjedhin institucionet private të arsimit të lartë.

Karta e Studentit ofron sot, edhe për studentët e universiteteve jopublike, rreth 1600 shërbime, të cilat duam që të vazhdojnë të shtohen. Çdo kursim që mund të bëjmë me kartën është ideale, por kursimi më i madh është fakti që abonoja e autobusit është falas për të gjithë studentët e qytetit të Tiranës, që pajisen me Kartën e Studentit dhe në këmbim marrin udhëtimin falas për të gjithë kohën që janë studentë. Kjo është diçka që do vazhdojmë ta ofrojmë edhe këtë vit. Po ashtu, do vazhdojmë të paguajmë 50% të kostos së konviktit që drejton Bashkia e Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Më tej, ai tha se Tirana ka ndryshuar shumë në 8 vitet e fundit në mënyrën se si i trajton studentët që ndjekin universitetin në kryeqytet.

“Guida Studentore 2023” synon të ofrojë informacione të rëndësishme, këshilla praktike dhe udhëzime për jetën studentore në Tiranë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.