Guri i Zi i harruar deri tani/ Administratori: Shpesojmë që investimet të realizohen me buxhetin e miratuar të Bashkisë Shkodër
Me miratimin e projekt-buxhetit të viti 2024 në territorin njësisë administrative Gur i Zi janë parashikuar të kryhen disa investime në infrastrukturën rrugore, në sistemin e kanaleve kulluese e vaditëse etj. Një investim i rëndësishëm që po përfundon është edhe ndërtimi i argjinaturës me vlerë 96 milionë lek për mbrojtjen nga përmbytjet të fshatrave Juban, Vukatanë dhe Kuç.Guri i Zi është ndër njësitë më popullsinë më të madhe në bashkinë e Shkodrës, ndaj rritja e cilësisë së shërbimeve dhe përmirësimi i kushteve me parametra optimale është domosdoshmëri për këtë njësi.