Guri i Zi pret investime / Administratori : Nga 99 rrugë që ka njësia, janë ndërtuar vetëm 6 të tilla
Në njësinë administrative të Gurit të Zi mungojnë investimet në infrastrukturën rrugore si dhe në ujësjellësa dhe një pjesë e mirë e zonës ka probleme me furnizimin me ujë kryesisht gjatë verës. Është vetë administratori i kësaj njësie , Ismet Haxhija, i cili e ngre këtë problematikë. Ai thotë se nga 99 rrugë që ka Guri i Zi janë asfaltuar vetëm 6 rrugë.
Ndërkohë, administratori Haxhija flet për disa investime që kanë nisur të bëhen kohën e fundit në zonën e tij.
Ndër të tjera Bashkia e Shkodrës ka nisur prej disa muajsh punën për ndërtimin e argjinaturës në fshatin Juban me qëllim mbrojtjen e fshatrave Juban, Vukatanë dhe Kuç .