Guri i Zi, zona që njihet për kultivimin e duhanit/ Fermeri Ndoc Kola: Prodhimi …

Guri i Zi zona qe njihet per kultivimin e duhanit

Guri i Zi zona qe njihet per kultivimin e duhanit

Guri i Zi, zona që njihet për kultivimin e duhanit/
Fermeri Ndoc Kola: Prodhimi i dy viteve më ka mbetur stok

Ndërkohë që po bëhet gati për të mbjellë fidanët e rinj të duhanit, në magazinat e tij prodhimi i dy viteve të fundit i ka mbetur stok.Ndoc Kola 70 vjeç nga fshati Gajtan, i Gurit të Zi ka të mbjellë me duhan 4 dynym tokë, e cila nuk prodhon asgjë tjetër përveç kësaj kulture dhe kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar jetesën. Një zonë tradicionalisht e njohur për kultivimin e duhanit, në Gur të Zi është edhe pika e grumbullimit dhe përpunimit. Ndoci thotë se çmimi që e merr fabrika është qesharak dhe për këtë malli i ka mbetur stok.Guri i Zi vetëm 6 km larg Shkodrës njihet si zona e cila prodhon duhanin që me dekada dhe kjo kulturë është e vetmja me të cilët fermerët e fshatrave të kësaj njësie mund të jetojnë, ndërsa familjet e përcjellin brez pas brezi këtë kulture.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.