Lajme

Gushti “boom” turistësh, Rama: Paratë e shpenzuar nga ata nuk u shkojnë “oligarkëve”, por buxheteve familjare

Muaji gusht 2024 ka shënuar një rritje të turistëve të ardhur në Shqipëri me 41 % më shumë se gushti i vitit të kaluar. Vetëm nga aeroporti i Rinasit gjatë muajit gusht kaluan 1 milionë e 251.467 pasagjerë ose 368.456 (41%) më shumë se sa gushti i shkuar.

Edhe në 8 muajt e parë të 2024 rritja e turistëve ka qenë me 56 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Shifrat tregojnë se Shqipëria po preferohet shume edhe nga vendet si Japonia, Australia dhe Zelanda e Re.

“Shqipëria nuk ndalet në rritjen e numrit të turistëve dhe Rinasi në gusht tejkaloi çdo parashikim optimist, me 1 milionë e 251.467 pasagjerë ose 368.456 (41%) më shumë se sa gushti i shkuar. Bilanci Janar-Gusht 2024 arrin në 7 milionë e 233.711 pasagjerë që kanë hyrë vetëm në Rinas, ku në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar numri i tyre ishte 4 milionë e 606.805. Ky bilanc flet për 56% rritje në vitin aktual Risia e këtij viti janë afro 4 mijë pasagjerë nga Japonia, rreth 4 mijë të tjerë nga Zelanda e Re, pothuajse 20 mijë nga Australia dhe 35 mijë nga Kanadaja”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama tha se të ardhurat e këtyre turistëve shkojnë për buxhet e familjeve që kanë bujtinat si dhe në arkën e shteti përmes deklarimeve dhe rritjes së pagave të punonjëseve. Ai ka pasur një përgjigje edhe për të gjithë kritikët e qeverisë, ku tha se paratë e turistëve nuk shkojnë në duart e “oligarkëve”.

“Ata që komentojnë ç’na duhen turistët, duhet të llogarisin se të gjithë këta miliona njerëz shpenzojnë në Shqipëri para për të fjetur, për të ngrënë, për të udhëtuar, për të blerë dhurata dhe të gjitha këto para nuk u shkojnë disa “oligarkëve”, siç i bien shkurt disa kalorës të vrerosur të luftës me qeverinë, po derdhen në arkën e buxheteve familjare të dhjetëra mijëra dhomave të dhëna me qera, të mijëra strukturave të mikpritjes në të katër anët e Shqipërisë, të mijëra e mijëra njësive të shërbimit e bizneseve të vogla. Patjetër që një pjesë e tyre shkojnë edhe në formë taksash në arkën e buxhetit të shtetit për investime të mëtejshme e për pagat e rritura ndjeshëm, e jo padashje qeveria nuk po ndërhyn ende për të taksuar si kudo në Europë volumin e madh në rritje të dhomave të dhëna me qera, sepse ne duam që fillimisht të gjithë shqiptarët të prekin jo vetëm të mirat e këtij ndryshimi epokal në sektorin e turizmit, po edhe të kuptojnë me fakte se sa shumë mundësi akoma ka në Shqipërinë Turistike si për ata që banojnë këtu, si për ata që ngurrojnë akoma të kthehen, e si për ata që e kanë ndarë mendjen të mos kthehen por kanë një kohë të artë për të investuar në Shqipëri kursimet e tyre”, shkruan Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Trump sanksionon ICC, e akuzon për veprime të paligjshme që synon SHBA dhe Izraelin

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale, duke e…

2 hours ago

Ronaldo për Marcelon: Karrierë e pabesueshme

Në moshën 36-vjeçare Marcelo Vieira da Silva Junior, ose më thjesht Marcelo, vendosi të varë…

2 hours ago

Çfarë është Deklarata e Statusit Personal? Efektet në pagë, dypunësimi, zbritjet tatimore

Para disa ditësh, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar një njoftim zyrtar mbi ndryshimet…

2 hours ago

Rama për vizitë dyditore në Spanjë, do të pritet nga mbreti Felipe VI

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dyditore (6 dhe 7 shkurt) në Madrid,…

2 hours ago

Lezhë- Gjendet i vdekur në makinë një 25-vjeçar, brenda mjetit një pistoletë

Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur në një automjet në fshatin Balldre të Lezhës pasditen…

2 hours ago

KQZ miraton karakteristikat teknike të fletës së votimit për zgjedhësit brenda venditr s

Komisioni Rregullator miratoi të enjten karakteristikat teknike të fletës së votimit që do të përdoret…

2 hours ago

This website uses cookies.